Flash

Historia e vrasjes që tronditi Francën/ Miliarderja i jepte të bijës 500 mijë euro në muaj, por dhëndri nuk kënaqej

Lapsi.al 17 September 2018
Historia e vrasjes që tronditi Francën/ Miliarderja i jepte të

Ka nisur sot një nga gjyqet më të shumëpritur jo vetëm në Francë, por në mbarë Europën. Dhëndri i një miliardereje të vrarë ka dalë përpara gjykatës bashkë me nëntë persona të tjerë.

Ai akuzohet se ka porositur vrasjen e Helene Pastor, 77 vjeç. Kjo e fundit u qëllua në Rivierën Franceze në vitin 2014. Më 6 maj të atij viti, një person i armatosur qëlloi mbi makinën e saj, teksa ajo po largohej nga spitali, ku kishte vizituar të birin.

Shoferi vdiq pak ditë më vonë dhe Pastor ra në koma. Ajo u zgjua për pak dhe u tha hetuesve: “Kam frikë se duhet t’ju shoh përsëri pasi kam shumë për t’u thënë”.

Por përpara se të fliste sërish, ajo ndërroi jetë. Policia identifikoi dy personat që kryen krimin, që tashmë besohet se ishte një vrasje me pagesë e orkestruar nga Wojciech Janowski, 69 vjeç, dhëndri i Helene Pastor.

Fillimisht ai e pranoi krimin, duke thënë se donte ta vriste vjehrrën për t’i marrë pasurinë prej 13 miliardë euro. Por më vonë e tërhoqi rrëfimin, duke thënë se e kishte keqkuptuar pyetjen e hetuesit.

Vrasësi i dyshuar, Samine Said Ahmed, 28 vjeç, është në gjyq. Ai i ka mohuar akuzat. Në gjyq është edhe një person që shërbeu si ndihmësi i tij. Të dy kishin marrë një taksi për të shkuar në vendin e krimit. Për hetuesit, ata u treguan shumë amatorë, pasi lanë pas shumë gjurmë.

Helene Pastor kishte trashëguar një pasuri gjigande nga gjyshi, një italo-francez i quajtur Jean-Baptiste Pastor. Janowski ka qenë i martuar me të bijën e Pastor, Sylvia, 57 vjeç, për 28 vite.

Ai ka qenë biznesmen dhe konsull nderi i Polonisë në Monako, përpara se t’i hiqej titulli. I diplomuar në Kembrixh, ai pretendonte se kishte një firmë të suksesshme nanoteknologjie. Por hetuesit thonë se ai nuk ishte aq i suksesshëm dhe shpresonte që të vinte dorë në pasurinë e Pastor, edhe pse kjo e fundit i jepte të bijës nga 500 mijë euro çdo muaj.

Një muaj pas vrasjeve, trajneri personal i tij pranoi se ai kishte organizuar krimin. Janowski pagoi 250 mijë euro për të punësuar vrasësit me pagesë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI