Flash

FMN: Brexit-i pa marrëveshje godet ekonominë britanike

Lapsi.al 17 September 2018
FMN: Brexit-i pa marrëveshje godet ekonominë britanike

Britania duhet të presë “kosto të konsiderueshme” mbi ekonominë e saj nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, paralajmëroi të hënën Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, tha se ekonomia britanike do të dobësohet pas Brexit-it (daljes nga BE-ja) me ose pa marrëveshje, porse mungesa e marrëveshjes do të shkaktonte “rënie të menjëhershme” të saj.

“Do të ketë një tronditje mbi furnizimet”, u tha Lagarde gazetarëve në Londër, pas prezantimit të raportit vjetor të FMN-së mbi perspektivën ekonomike të Britanisë.

“Në mënyrë të pashmangshme do të ketë pasoja: rritje të reduktuar, deficit në rritje dhe zhvlerësim të monedhës”, tha Lagarde.

Kancelari i Thesarit britanik, Philip Hammond, tha se Britania ka bërë përparim ekonomik me Qeverinë konservatore të kryeministres Theresa May, porse ajo gjendet “në një moment kritik”, pasi po hyn në fazat përfundimtare të negociatave për Brexit.

Javën e kaluar, negociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier, ka shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me Britaninë brenda 6-8 javësh, mbi kushtet e divorcit.

Por, sipas tij, mbeten ende gjëra të mëdha për t’u negociuar, përfshirë këtu çështjen e kufirit irlandez, indikacionet gjeografike, të cilat specifikojnë origjinën e mallrave të caktuara bujqësore, dhe rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Britania duhet të largohet nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI