Flash

Dita e parë, PD shpërndahet në shkollat e mbyllura: Ku po e çon arsimin kjo qeveri?

Lapsi.al 17 September 2018
Dita e parë, PD shpërndahet në shkollat e mbyllura: Ku po e

Në këtë ditë të parë të shkollës, deputetët e Partisë Demokratike janë shpërndarë nëpër zonat e tyre, për të denoncuar mbylljen e shkollave nga Ministria e Arsimit.

Deputetja Dhurata Çupi ishte këtë mëngjes në Klos të Matit.

"Në ditën e parë të shkollës 35 nxënës të shkollës së Patinit që ditën e parë të shkollës nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë këto klasa. Është shkollë dhe fillore dhe nëntëvjeçare.Në qarkun Dibër mbyllen rreth 30 shkolla, ku po shkojmë?" - tha Çupi.

Ndërkohë deputetët Luçiano Boçi dhe Endri Hasa denoncuan mbylljen e shkollës së mesme në Bradashesh, qarku Elbasan. Sipas Boçit ajo i është dhënë me qira klientelës së qeverisë.

"Braktisja e shkollës do të vazhdojë dhe për arsye të largësisë, gjendja është drmatike, kjo është situata ku e ka futur arsimin kjo qeveri. Si kjo shkollë e mesme janë mbyllur dhe 18 shkolla në Elbasan". - tha Boçi.

Edhe deputetja Lindita Metaliaj nga Fishta e  Lezhës foli për 9 shkolla të mbyllura në rrethin e Lezhës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI