Flash

Basha i përgjigjet Ramës: Mbylli 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat

Lapsi.al 17 September 2018
Basha i përgjigjet Ramës: Mbylli 133 shkolla dhe akuzon opozitën

Lulzim Basha iu përgjigj Edi Ramës pas akuzës së këtij të fundit se opozita mbron klasat kolektive, duke thënë se për sa kohë Rama do të jetë kryeministër, vendit do t'i shtohen shkolla të rrënuara dhe fëmijët do të largohen jashtë.

“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri." - shkroi Basha në Twitter, në përgjigje të statusit të mëposhtëm të Ramës po në këtë platformë online.

“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë," - shkroi Rama.

Më herët gjatë paradites, deputetë të opozitës ishin shpërndarë në zona të ndryshme të vendit, ku kishte pasur klasa kolektive të mbyllura. Ata akuzuan qeverinë pë rrënimin e arsimit në vend dhe paaftësi.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI