Flash

Analiza e Klinton për Trump/ Nga aktet e neveritshme tek shpartallimi i demokracisë amerikane 

Lapsi.al 17 September 2018
Analiza e Klinton për Trump/ Nga aktet e neveritshme tek shpartallimi i

Hilari Klinton goditi lidershipin pothuajse 2-vjeçar të Presidentit Donald Trump, duke thënë se ish-kundërshtari i saj kishte bërë "aq shumë gjëra të neveritshme, sa është bërë e vështirë që ti mbash mend”.

“Mendoj se ky mund të jetë qëllimi, të nga ngatërrojë, që ta kemi më të vështirë të jemi të përqëndruar tek qëllimi ynë. Qëllimi ynë është të mbrojmë demokracinë amerikane. Si qytetarë, kjo është detyra jonë më e rëndësishme. Dhe tani, demokracia jonë është në krizë.” – shkroi Klinton në një editorial të gjatë që u publikua tek “The Atlantic”.

Në shkrimin e saj, ish-kandidatja demokrate për Presidente gjithashtu kritikoi ndarjen e mijërave familjeve emigrante nga kjo administratë, kritikoi refuzimin e Trump për të pranuar numrin e viktimave nga Uragani Maria në Porto Riko dhe vullnetin e Shtëpisë së Bardhë për të mbrojtur zgjedhjet “e mesme” amerikane të nëntorit. (zgjedhje që mbahen çdo 4 vite për Kongresin, në gjysëm të mandatit të presidentit)

Komentet e Klinton vijnë më pak se dy muaj para këtyre zgjedhjeve, ku demokratët shpresojnë se një valë blu mund të ndryshojë balancën e pushtetit në një ose të dy dhomat e Kongresit.

Disa gara të profilit të lartë, të cilat dikur mendoheshin se do të ishin fitore të sigurta për republikanët, po bëhen tepër të vështira për tu parashikuar. Një shembull do të ishte gara për karrigen e senatorit të Teksasit, Ted Kruz.

Klinton u bëri thirrje votuesve që të marrin pjesë në zgjedhje në nëntor, ndërsa sulmoi ashpër udhëheqësit aktualë të Partisë Republikane, duke thënë se kjo e fundit po bëhet gjithnjë e më e papërgjegjshme dhe e radikalizuar.

“Trump po abuzon duke zgjatur debatet në Kongres dhe po vjedh një vend në Gjykatën e Lartë, apo edhe po përzihet në punët e Kongresit për afrikano-amerikanët, por, republikanët kanë filluar të minojnë demokracinë amerikane shumë kohë përpara se Trump të ulej në Zyrën Ovale. Tani ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar demokracinë tonë dhe për të shëruar politikën tonë.” – shkruan Klinton. (përktheu lapsi.al)

Ish-kandidatja presidenciale nuk është demokratja e vetme e profilit të lartë që po përpiqet të inkurajojë njerëzit që të shkojnë në votime. Javën e kaluar, ish-Presidenti Barak Obama u bëri thirrje mbështetësve në një tubim në Cleveland, Ohio, për të hedhur votat e tyre për demokratët që po konkurrojnë për zyra në të gjithë vendin.

"Ne mund ta çojmë balancën e fuqisë tek populli amerikan. Sepse ju jeni i vetmi kontroll mbi politikën e keqe. Ju jeni i vetmi kontroll i vërtetë për abuzimet e pushtetit. Dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu.” - deklaroi Obama në këtë tubim. Ky është vetëm një nga tubimet që ai pritet të kryejë para zgjedhjeve të nëntorit.

Gjatë presidencës së tij, Trump ka vazhduar të sulmojë rregullisht Klintonin dhe të ngrejë në piedestal fitoren e tij në Kolegjin Zgjedhor, pavarësisht se Klinton kishte miliona vota njerëzish më shumë.

Huffington Post, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI