Flash

4 të plagosur në Laç, policia sqaron motivin e përplasjes me armë

Lapsi.al 17 September 2018
4 të plagosur në Laç, policia sqaron motivin e përplasjes

Policia e Shtetit ka dhënë më shumë informacion për ngjarjen që trondi Lacin pasditen e sotme, ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre persona. Në njoftimin paraprak thuhet se shkak i përplasjes me armë ka qenë një konflikt i castit. Personat e plagosur janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Më poshtë njoftimi i policisë.

Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar shtetasi G.G.ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I.Sh., B.Sh. dhe G.Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor. Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre. Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe shtetasi G.G., pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi. Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI