Flash

“The Sun”: Si po e zgjerojnë aktivitetin bandat shqiptare në Britani

Lapsi.al 16 September 2018
“The Sun”: Si po e zgjerojnë aktivitetin bandat shqiptare

Rrjetet shqiptare të drogës po zgjerojnë në mënyrë të pandalshme aktivitetin e tyre në Britaninë e Madhe, duke tkurrur rivalët vendas e të huaj. E përditshmja “The Sun” shkruan se grupet e organizuara kriminale shqiptare po zëvendësojnë me shpejtësi shpërndarësit e vegjël të drogës në Birmingam dhe rrethina. Vetëm gjatë vitit të kaluar, policia vendase arrestoi 140 shpërndarës shqiptarë të drogës. 51 prej tyre po përballen me akuza.

Ndër të arrestuarit përmenden edhe Bekim Domi e Shkëlqim Dardha, që vlerësohen si trafikantë të rangut të lartë. Ata u kapën pasi në Mercedesin e tyre u kap një sasi kokaine me vlerë mbi 130 mijë Euro.

“The Sun” konsideron si një prej trafikantëve më të mëdhenj Klodjan Çopjan, i cili vuan dënimin në burg. Ai ka përmbytur tregjet e Londrës dhe juglindjes me kokainë të cilësisë më të lartë, duke korrur një fitim prej 168 milionë Eurosh. Avantazhi i tyre, sipas të përditshmes britanike, është se kanë nën kontroll kokainën e cilësisë më të lartë që hyn në vend.

Shqiptarët renditen të tretët përsa i përket hapsirës që zënë në tregun britanik të drogës, në një listë ku edhe kosovarët janë të pranishëm.

Të këshilluara

(EMRAT) Rrëmbehet një i ri në Elbasan

Një i ri është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, ku 3 të rinj kanë futur me forcë dhe kanë mb...

14:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI