Flash

Shpëton pankina e Ze Marias, po Greca nuk mbahet më në stol

Lapsi.al 16 September 2018
Shpëton pankina e Ze Marias, po Greca nuk mbahet më në stol

Ishte ndeshja për të mos u humbur nga Tirana: Ze Maria e kishte pohuar edhe vetë se nëse nuk ndryshonin rezultatet largimi ishte mundësia e vetme. Por gjërat ndryshuan me Tiranën që bëri praktikisht gjithcka vetë (edhe golin e Luftëtarit me autogolin e Dokës) dhe tani tekniku brazilian mund të marrë frymë lehtësisht.

"Kisha menduar fitoren, sot e rëndësishme ishte të fitonim ndeshjen, pak rëndësi kishte rezultati" tha braziliani pas ndeshjes.

Në Selman Stërmasi bardheblutë iu përgjigjën apelit të teknikut dhe 3-1 ndaj Luftëtarit kthen besimin në skuadër dhe qetëson ujërat e trazuara për 24 herë kampionët, por jo zgjedhjet e teknikut.

Bedri Greca, shënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, u mbajt sërisht në pankinë nga tekniku Ze Maria. Por sulmuesit iu deshën vetëm dy minuta të kohës shtesë për të shënuar golin e sigurisë për Tiranën. Legjitime dhe kërcënues festimi i Grecës, që i tregon trajnerit tashmë se do të jetë e vështirë ta mbajë akoma në fre, pa polemika.

Blazhevski shënoi golin e parë, duke i prishur strategjitë Kostic, që me këtë rezultat e ndjen fare pranë shkarkimin. 4 humbje rradhazi janë të patolerueshme për një skuadër që në qershor luajti kupat e Europës ndërsa në mesin e shtatorit mban me meritë fundin e klasifikimit.

"Është e vështirë edhe për mua që të marrë vendime në këtë moment, sqaroi Kostic. - Është e vështirë të fillosh një kampionat me 4 ndeshje e mos marrësh asnjë pikë. E di që kam shumë gjëra kundër".

Edhe kur gjirokastritët u futën në lojë, u futën nga autogoli i Dokës, që nuk po arrin dot të shprehet në nivelet e dy viteve të fundit. "Nuk është as Ronaldo e as Messi dhe këtë duhet ta kuptojë" - pati deklaruar Ze Maria pas nervozizmit të treguar nga mbrojtësi gjatë zëvendësimit në ndeshjen e fundit.

Turtulli e Greca vetëm sa i dhanë rezultat performancës në fushë të Tiranës, që shkon tashmë në 4 pikë, duke u vënën në ndjekje të Teutës. Krizë e thellë për bluezinjtë e Luftëtarit që mbyllin renditjen me 0 pikë, dy gola të shënuar, nga të cilët një autogol dhe 7 të pësuar: shifra që vështirë se e mbajnë ende trajnerin në detyrë.

Të këshilluara

Video/ Cristiano Ronaldo, më në fund...

Juventus shënon golin e parë në sfidën e kampionatit kundër Sassuolo me njerin e saj më të rëndësishëm. Cristiano Ronaldo zhbllokohet në javën e katërt të Serie...

16:16

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI