Flash

Shënon golin e jetës, Dimarco detyrohet të kërkojë falje

Lapsi.al 16 September 2018
Shënon golin e jetës, Dimarco detyrohet të kërkojë
Në fund i është dashur të kërkojë falje dhe është absurde të arrish në një pikë të tillë. Një 21 vjecar që shënon golin e jetës në San Siro kundër Inter dhe nuk duhet të festojë. Historia e Federico Dimarco është vetëm e bukur, por përpara se ta akuzosh lojtarin për festimin, ndoshta duhet parë fakti përse tek Inter në të majtë të mbrojtjes luan Dalbert, ndërsa tek Parma lojtari i kombëtares Under 21, në pronësi të Inter e që huazohet lart e poshtë në pritje të spikasë. E vërteta është se pas golit të mrekullueshëm me të majtën që befasoi Handanovic e gjithë San Siro, Federico Dimarco, u ul në gjunjë me fanellën të hequr në fushën ku gjithnjë kishte ëndërruar të luante. Disa tifozë (e kjo është e turpshme) kritikuan ashpër festimin e lojtarit, duke qenë se është në pronësi të Inter. Kështu Dimarco në Instagram ka shkruar mesazhin e admirueshëm: "Festimi ishte clirim për vitet e fundit të vështira. Nuk do të doja kurrë që goli im i parë të ishte kundër skuadrës së zemrës... por futbolli është edhe ky. Më vjen keq për tifozët që janë ndjerë të ofenduar, por nuk është kështu. Doja tiu kërkoja të mos ofendoni.... jo tani që po vjen në jetë vajza ime!".

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI