Flash

"Pistoleta me mulli, çifte dhe një shpatë...", pse u mbajtën në burg të fortët e Niklës (FOTO&VIDEO)

Lapsi.al 16 September 2018
"Pistoleta me mulli, çifte dhe një shpatë...", pse u

Ylli Çangu, Valter Bami, Skënder Leza dhe  Marklen Haka janë katër personat që mbetën në burg pas aksionit të forcave Renea në Nikël. Të tjerët janë të lirë dhe gjykata nuk e pa të arsyeshme t'i mbajë në burg. Mes personave të arrestuar dhe më pas të liruar është edhe i famshmi Durim Bami, njeriu që pati guximin t'i prezantohej ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit si vrasës me pagesë, brenda në zyrën e tij në Ministrinë e Brendshme.

https://www.youtube.com/watch?v=33j8Is5CN-o&feature=youtu.be

Vendimi i gjykatës dhe provat e pakta kundër "të fortëve" të Niklës, kanë plasur në këtë mënyrë flluskën e superoperacionit, që nisi me zhurmë në media si përpjekje për goditjen e një bande të rrezikshme, që ishte përfshirë në vrasje dhe krime të tjera të rënda.

Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë dhe të arrestuarit të jenë autorë të krimeve tronditëse, sërish policia ka kundër tyre vetëm disa armë dhe municione, pra nuk ka asnjë të re për ngjarjet e rënda që kanë tronditur opinionin publik kohët e fundit.

Madje mes këtyre armëve është edhe një shpatë e vjetër që i përket Valter Bamit dhe që policia e konsideron si armë të ftohtë, njësoj si 500 vjet më parë, kur në Nikël të Krujës ajo mund të përdorej për t'u mbrojtur nga turqit.

Të këshilluara

(EMRAT) Rrëmbehet një i ri në Elbasan

Një i ri është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, ku 3 të rinj kanë futur me forcë dhe kanë mb...

14:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI