Flash

Zbardhet plagosja e truprojës në Sarandë, shpallet në kërkim një person

Lapsi.al 15 September 2018
Zbardhet plagosja e truprojës në Sarandë, shpallet në

Policia ka zbardhur plagosjen e një truproje në orët e para të mëngjesit të së premtes (15 shtator) në Sarandë.

Shtetasi me iniciale A.L., 37 vjeç nga Vlora, u qëllua me armë zjarri në ambientet e jashtme të një lokal-disko rreth orës 02:32 në lagjen nr.1, ku punonte si truproje.

"Autori i dyshuar me iniciale D.M., 31 vjeç, banues në Sarandë, duke përfituar nga errësira është larguar menjëherë me një automjet nga vendi i ngjarjes.

Ai është shpallur në kërkim nga policia dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta,"-raporton policia.

Ndërsa është vënë në pranga Joan Bulin, 36 vjeç, lindur në Tiranë, me banim të përkohshëm në Sarandë, i cili punonte si truproje po në të njëjtin lokal.

Policia raporton se 36-vjeçari u arrestua për moskallzim krimi,

Si pasojë e ngjarjes, i dëmtuari A.L ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI