Flash

Superiore/ Prova e të vërtetës për Teutën, debutim i thjeshtë për Duron

Lapsi.al 15 September 2018
Superiore/ Prova e të vërtetës për Teutën, debutim i

Pas pauzës së kampionatit, për shkak të impenjimeve të përfaqësueses, rikthehet Superioria me dy ndeshjet e para të javës së 4-rt ku natyrisht pritet me interes mbrëmja në Niko Dovana, ku Teutën e viziton Kukësi.

Në 15.45 në Kamëz debuton Klodian Duro në pankinë, në sfidën me Kastriotin. Kalendar i favorshëm për të bërë daljen e parë në krye të Kamzës, për ish-lojtarin e kombëtares, edhe pse nuk duhen nënvleftësuar aspak krutanët e teknikut Elvis Plori.

E pamundur në tre ndeshjet e para Teuta e teknikut Blendi Shkëmbi do të tentojë të ruajë ritmin edhe kundër një kundërshtari impenjative si Kukësi. "Nuk është punë tradite, por punë përqendrimi - tha Cungu në konferencë për shtyp para ndeshjes. "Ne futemi në fushë për të fituar kundër cdo kundërshtari dhe Teuta nuk bën përjashtim", ka sqaruar tekniku shkodran i Kukësit.

Në 18:45 do të jetë një test i vështirë në fak për Blutë që duhet të bëjnë pa sulmuesin e tyre kryesor Reginaldo. Mozambikasi që ka shënuar 5 gola në 6 ndeshjet e para të sezonit do të jetë vështirë të zëvendësohet, edhe pse Cungu ka një filizofi tjetër: "Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm por unë mendoj se skuadra nuk varet asnjëherë nga një apo dy lojtarë kushdo qofshin. Nëse duam të fitojmë, duhet ta bëjmë si skuadër".

Kukësi ka rifituar besimin pas dy fitoreve rradhazi mes kampionatit e Kupës, por në Niko Dovana sfida premton shkëndija, sepse Teuta nuk ka ndërmend të lëshojë, sidomos brenda mureve të shtëpisë.

Të këshilluara

Neymar bëhet me superfuqi...

Neymar është protagonist në gjithcka praktikisht, talenti që nuk i mungon, karakteri jo i thjeshtë, transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në futboll e...

10:10

Bukuroshja që lë pa frymë Isco

Një nga çiftet më të ndjekur në rrjetet sociale këtë vit është pa dyshim lojtari i Real Madridit Isco Alarcón dhe aktorja Sara Sálamo. Të dy vazhdojnë të postoj...

21:47

Balotelli "i paguan" me euro kilet e tepërta

Kilet e tepërta i kanë rënduar edhe në portofol. Mario Balotelli jo vetëm që është shënjestruar nga polemika për peshën e papërshtatshme, por gjithashtu i është...

21:41

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI