Flash

Shkatërroi zbulimet arkeologjike, prokuroria mbyll dosjen ndaj Vangjush Dakos

Lapsi.al 15 September 2018
Shkatërroi zbulimet arkeologjike, prokuroria mbyll dosjen ndaj Vangjush

Prokuroria mbyll një tjetër dosje të rëndësishme. Bëhet fjalë për atë ndaj kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për dëmtimin e trashëgimisë historike me anë të projektit “veliera”. Prokuroria e Durrësit ka vendosur të pushojë hetimet në lidhje me denoncimin e bërë për dëmet arkeologjike. Avokatja Mirela Jorgo që ka ndjekur këtë çështje që nga fillimi i saj e quan abuziv këtë vendim të prokurorisë ndërsa paralajmëroi një pasi në gjykatë për këtë vendim të prokurorisë.

“Vendimi është marrë në fakte të thata, vetëm duke iu referuar bashkisë së Durrësit dhe institucioneve të tjera shtetërore”, - thotë Jorgo për TCH që rendit më pas edhe provat e dorëzuara që prokurorët nuk e panë të arsyeshme t’i merrnin në konsideratë.

“Janë dorëzuar fakte pa fund. Që nga fillimi i projektit dhe kemi ruajtur dhe denoncuar të gjitha dëmet që po i bëhen zbulimeve arkeologjike. Kemi kërkuar të dali në pah muri antik që lidh pallatin “Fly” me Torrën veneciane dhe po të shikosh sot ky mur është mbuluar me beton duke shkatërruar gjithçka nga zbulimet arkeologjike”, - vijon avokatja

Sipas avokates Jorgo, beteja e shoqërisë civile për ruajtjen e vlerave arkeologjike në zonën ku po ndërtohet Veliera, do të vazhdojë pavarësisht presioneve dhe manipulimit që sipas saj po i bëhen personave që janë pjesë e kësaj rezistence.

Të këshilluara

Papa Françesku pret Ilir Metën të hënën

Papa Françesku pret të hënën presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, në Vatikan. Sipas Zyrës së Shtypit pranë Selisë së Shenjtë, nuk ka shumë detaje për takimin. ...

16:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI