Flash

Pas "mrekullisë së mallkuar" të Air Albania

Lapsi.al 15 September 2018
Pas "mrekullisë së mallkuar" të Air Albania

Nga Astrit Patozi

Si nuk bëmë një gjë për të qenë një herë të vetme! Që të mos ndyhet nga patetizmi i shpifur dhe nga propaganda arkaike.

Një palë po na e paraqesin si mrekullinë e tetë të botës faktin që ca avionë, të cilët do të ulen në Rinas prej dje, do të kenë të stampuar në trup flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Të tjerët po çjerrin faqet dhe kanë vënë kujën sikur kjo është dita e qametit, vetëm sepse po e pret shiritin qeveria e lidhur me krimin.

Ndërkohë që e vetmja gjë që do të kishte vlerë për shqiptarët, që fluturojnë, është se përse nga Tirana çmimet e biletave janë disafish më të shtrenjta se vendet e tjera të rajonit. Dhe a do të vijë ndonjëherë dita që kjo poshtërsi politike të ndreqet apo do të vazhdojë kështu përgjithmonë.

Këtë askush nuk ua thotë, sepse palëve ndërluftuese nuk u intereson fare ky si problem.

Jo vetëm ata që kanë ngjyer dorën ndër vite tek ky pisllëk korruptiv, por edhe të tjerët që mund të mos jenë përzier, nuk e çojnë fare ndërmend, e jo më të luajnë gishtin për ta zgjidhur ndonjëherë, po t'u vijë në dorë.

Sepse, si ata që po rrahin gjoksin, ashtu edhe të tjerët, që po tregojnë me gisht, nuk i shqetëson problemi real i njerëzve, sa kohë që u intereson vetëm tepsia, për të cilën po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

Të këshilluara

Papa Françesku pret Ilir Metën të hënën

Papa Françesku pret të hënën presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, në Vatikan. Sipas Zyrës së Shtypit pranë Selisë së Shenjtë, nuk ka shumë detaje për takimin. ...

16:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI