Flash

Moderatorët që mbetën pa emision këtë sezon

Lapsi.al 15 September 2018
Moderatorët që mbetën pa emision këtë sezon

Sezoni i ri televiziv që nisi këtë shtator solli ndryshime në ekranin shqiptar. Përveç ndryshimit të programeve, u bë edhe merkato e moderatorëve.

Disa prej tyre ndërruan televizion, duke nisur eksperienca të reja me një frymë të re dhe energji për të punuar, ndërsa të tjerë mbetën jashtë projekteve për këtë sezon.

Marina Vjollca

Pas përfundimit të “C’est la vie”, Marina Vjollcën nuk e pamë më në ekran dhe të gjithë mbetën kuriozë se ku do të shfaqej këtë sezon të ri moderatorja. Megjithëse sezoni televiziv ka filluar, Marina nuk është shfaqur në asnjërën prej promove të emisioneve dhe nëpërmjet postimeve në Instagram ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshortin, Getoarin, janë larguar për disa pushime jashtë vendit. Mesa duket, ajo ka vendosur që këtë sezon të ri televiziv të qëndrojë larg ekranit dhe të shijojë jetën martesore.

Nevina Shtylla

Moderatoren e njohur të “Jo vetëm modë”, Nevina Shtyllën, nuk do ta shohim këtë sezon të ri televiziv. Vendin e saj në ‘Tv Klan’ do ta zërë Orinda Huta, ndërsa moderatorja nuk është parë në asnjërën prej promove të programeve të reja.

Arjola Shehu

Moderatorja e emisionit “Kush vjen për drekë”, Arjola Shehu, këtë sezon të ri u largua nga Tv Klan. Megjithëse u kap mat në Top Channel dhe u aludua për lidhjen e një kontrate të re, duket se Arjola këtë sezon të ri televiziv ka mbetur pa emision.

Juli Kristafi

Moderatorja e “Pasdite në Top Channel”, Juli Kristafi, këtë sezon të ri nuk do të na shoqërojë më në ekran. Në vend të saj ka ardhur Bieta Sulo, e cila ka nisur emisionin e ri të pasdites, “Ftesë për 5”.

Xhani Shqerra

Gjithashtu moderatori i njohur i “Living”, Xhani Shqerra, këtë sezon të ri televiziv është larguar nga emisioni të cilin e prezantonte prej shumë kohësh. Vendin e tij e ka zënë Arjon Muça, i cili do të moderojë krah Bunilda Lahes.

Jona Spahiu

Moderatorja e “Pa filtër”, Jona Spahiu, këtë sezon të ri nuk do ta shohim në asnjë prej televizioneve shqiptare. Ajo është duke shijuar ditët e fundit të shtatzënisë dhe mesa duket ka vendosur ti përkushtohet tërësisht fëmijës që do të sjellë në jetë, duke qëndruar larg ekranit këtë sezon të ri televiziv. /citynews

Të këshilluara

Veprimi i Chrissy Teigen irriton fansat

Chrissy Teigen ka një metodë të pazakontë për t’ja dalë mbanë me depresionin pas lindjes. Së fundmi modelja 32-vjeçare ka zbuluar në një intervistë se ka ngrënë...

17:23

Hande Ercel refuzon propozimin për martesë

Aktorja i ka thënë jo propozimit për martesë nga i dashuri i saj, këngëtari Murat Dalkilic. Ky i fundit ka thuajse një vit i divorcuar nga aktorja Merve Bologur...

17:05

Të dhëna të reja mbi vdekjen e Mac Miller

Rreth një javë më parë, reperi i njohur dhe ish i dashuri i Arianna Grandes, Mac Miller u nda nga jeta për arsye të një mbidoze të lëndëve narkotike. Pas humbj...

16:32

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI