Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Kthesa e prokurorisë me Vangjush Dakon, mbyllen hetimet për Velierën

Lapsi.al 15 September 2018
Kthesa e prokurorisë me Vangjush Dakon, mbyllen hetimet për
Prokuroria e Durrësit ka mbyllur në heshtje dosjen hetimore për Velierën në Durrës. Kanë marrë fund hetimet për dëmet arkeologjike që po shkaktohen nga ndërtimi i masës së betonit që do të kushtojë rreth 6 milion euro, në një prej zonave më të pasura arkeologjike në qendër të Durrësit. Nuk dihet si e arsyetoi prokuroria mbylljen e dosjes, por pa dyshim ajo është një kthesë e fortë në sjelljen e organit të akuzës. Nëse kthehesh pas në kohë, vetëm një vit më parë, prokurorët kërkonin me ngulm në gjykatë ndërprerjen e punimeve. Në dy raste të ndryshme, fillimisht për punimet në njërën anë të rrugës, pastaj për punimet në anën tjetër të saj, prokurorët arritën të bllokonin përkohësisht punimet e bashkisë. Arsyetimi ishte se projekti dëmtonte gjetjet arkeologjike, në zonën ku po zhvilloheshin punimet nëntokësore. Si të mos mjaftonte kjo, mediat zbuluan se kontrata për monitorimin e punimeve nga Instituti i Arkeologjisë dhe Agjensia e Shpëtimit Arkeologjik, ishte nënshkruar nga Bashkia e Durrësit pasi punimet nëntokësore kishin filluar. Veliera është një masë betoni, që ka provokuar reagimin e fortë të shoqërisë civile dhe opozitës kundër kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, i cili pati mbështetjen direkte të kryeministrit Edi Rama në këtë çështje. Pavarësisht dyshimeve të forta se e gjitha ishte një aferë korrupsioni (kompania 3D, që prodhon betonin për projektin e Velierës, është kompania e vëllait të Vangjush Dakos) Edi Rama jo vetëm e mbrojti Dakon, por edhe sulmoi ata që ishin të shqetësuar për dëmtimet arkeologjike.
“Masakarada politike dhe ata sharlatanë që quhen mbrojtës të ambientit, kush e ka kundërshtuar do të skuqet, skuqje jo xhanëm se nuk e kanë më në trup kimikatin që skuq lëkurën e njeriut, kur Veliera të jetë e përfunduar”– deklaronte Rama, në qershor të vitit të kaluar, kur punimet e betonit ishin bllokuar nga organet e drejtësisë.
Prej fillimit të vitit 2017, prokuroria ishte në një përplasje të vazhdueshme me Vangjush Dakon, i cili gjithashtu përmendej se ishte kapur në përgjime me emra të njohur të botës së krimit në Durrës, duke folur për presione në ditën e zgjedhjeve.

Por problemet e Vangjush Dakos me prokurorinë dalëngadalë janë mbyllur dhe ky nuk është rasti i vetëm. Tashmë që kanë kaluar 9 muaj nga votimi i Arta Markut me 69 votat e Partisë Socialiste, dosje si ajo e Tahirit, e konçensioneve të Beqes, apo e Qazim Sejdinit në Elbasan po shkojnë drejt mbylljes. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Papa Françesku pret Ilir Metën të hënën

Papa Françesku pret të hënën presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, në Vatikan. Sipas Zyrës së Shtypit pranë Selisë së Shenjtë, nuk ka shumë detaje për takimin. ...

16:09

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09