Flash

Kroacia informon Washingtonin: Jemi kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Lapsi.al 15 September 2018
Kroacia informon Washingtonin: Jemi kundër ndryshimit të kufijve

Ministrja e Jashtme e Kroacisë Marija Pejcinovic Buric ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo me të cilin ka folur edhe për Kosovën. Sipas njoftimit zyrtar të MPJ'së së Kroacisë "temë e bisedës kanë qenë edhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë".

Kryediplomatja kroate, sipas njoftimit, ka theksuar rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme që nuk do ta cenojë stabilitetin e rajonit dhe që do të marrë parasysh dhe implikimet tjera të sigurisë jashtë kufijve të rajonit.

Për këtë temë, ministrja kroate ka diskutuar edhe më Mira Ricardel zëvendëse e John Bolton Këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit Trump. Sipas njoftimit, diplomatja kroate ka qenë mysafire e Ricardel, ndërkohë që me Bolton vetëm janë përshëndetur. Kroacia ka dalë me qëndrim kundër ndryshimit të kufijve. Kjo është bërë e ditur javë më parë gjatë takimit të Kryeministrit të Kroacisë me Kancelaren e Gjermanisë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI