Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Klodiana Lala: Shtëpia e Bamit ishte e pastër, operacioni i RENEA-s në Nikël u dekonspirua

Lapsi.al 15 September 2018
Klodiana Lala: Shtëpia e Bamit ishte e pastër, operacioni i RENEA-s

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, në Neës24, gazetarja e kronikës Klodiana Lala tha se aksioni i policisë në Nikël është dekonspiruar, pasi nga 11 të ndaluar vetëm 5 prej tyre u arrestuan, ndërsa të tjerët janë liruar për mungesë provash.

“Policia ka vepruar me të njëjtën strategji si në Nikël dhe në Shkodër. Është zgjedhur mëngjesi për t’i paraprirë çdo të papriture. Policia ka rrethuar zonën dhe ka fikur dritat. Operacioni ka si qëllim shkatërrimin e grupeve kriminale, por ne kemi vetëm disa të ndaluar. Pra provat që ka grumbulluar policia kanë qenë të pakta, disa armë dhe disa mjete të blindura.

Në Shkodër ishte i pritshëm një aksion i policisë, pasi ishte goditur nga ngjarjet kriminale. Unë e mirëkuptoj deri diku policinë, pra që janë gjetur vetëm armë sepse ata i mbajnë për të mbrojtur.

Por nuk arrij të kuptoj aksionin në Nikël, pasi konsiderohet si një zonë ku fshihen persona me të shkuar kriminale. Është problematike mënyra si po bëhen operacionet sepse nuk janë grumbulluar prova.

Burimet e mija bëjnë me dije se aksioni në Nikël u dekonspirua. Personat janë shfaqur të qetë në përballjen me policinë, çka tregon se ata e prisnin. Dyshimet e mia bien mbi punonjësit e policisë, pasi personat me të shkuar të errët kanë lidhje me policë” - tha Lala.

Sipas saj policia duhet të ndërmarrë aksionin në befasi dhe nuk duhet të paralajmërojë në fillim, pasi kriminelët marrin masat. Lala u shpreh se ‘Forca e ligjit’ nuk ka dhënë rezultatet e duhura.

“Kemi disa ditë që policia e shtetit po paralajmëron aksione ku strehohen persona me të shkuar kriminale. Në momentin kur policia thotë unë po veproj, kriminalët do marrin masat. Policia duhet të ndërhyjë në befasi. Përpara se të hyjë në operacion, duhet të ketë garantuar provat.

Nuk mund të shkojë policia e armatosur dhe më pas gjykata i thotë se këta persona nuk mund të mbahen në burg se nuk ka asnjë provë. Paralajmërimi që bën policia është një paralajmërim që i informon eksponentët e krimit. Masa e sigurisë për 5 të arrestuarit në Nikel do të jepet nesër.

Forca e ligjit nuk i ka dhënë rezultatet e duhura. Në vijim Lala theksoi se në momentin kur policia ka hyrë në shtëpinë e Durim Bamit, ambientet e shtëpisë kanë qenë të pastra. Kjo sipas saj, tregon se vetë Bami nuk është shqetësuar për këtë aksion.

Duke skanuar të gjithë situatën, gazetarja theksoi faktin se policia duhet të ndërmarrë aksione, por më parë duhet të sigurojë provat e mjaftueshme për të lënë në burg personat, që konsiderohen me rrezikshmëri kriminale.

Një oficer policia më tha se shtëpia e Durim Bamit ishte e pastër dhe kjo tregon se ai nuk kishte asnjë shqetësim për aksionin” - tha Kodiana Lala.

“Për në Nikël, në mesnatë ka nisur aksioni, ka patur snajperistë të cilët janë vendosur nëpër pallate, ka patur bashkëpunime me policinë lokale. Në momentin nga 4:30 është bërë trokitje derë më derë, rezultate tani dihet thjesht disa armë dhe ca shumë parash, por kanë arritur të justifikojnë. Shoqërimi ka qenë në masa të forta sigurie. Një oficer policia më tha se shtëpia e Durim Bamit ishte e pastër dhe nuk kishte asnjë shqetësim".

E pyetur se nëse rezulton të jetë Nikla si qendër e nxehtë e kriminalitetit në vend, Lala pohoi:

“Unë kam folur për eksponentë kriminalë në Shqipëri, por fakti se nuk janë zbardhur shumë ngjarje, kjo lë vend për dyshime. Sigurisht ka probleme edhe në vendet e tjera, por Nikla vijon të mbetet e nxehtë” - shtoi Lala.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09