Flash

Gomonia me 2 tonë kanabis e kapur në Itali, identifikohen dy shqiptarët e arrestuar

Lapsi.al 15 September 2018
Gomonia me 2 tonë kanabis e kapur në Itali, identifikohen dy

Një operacioni i ndërmarrë mëngjesin e sotëm nga policia italiane ka bllokuar një gomone me rreth 2 tonë kanabis. Mediat italiane raportojnë se gomonia vinte nga Shqipëria drejt brigjeve të Italisë, por policia shqiptare e mohon diçka të tillëë.  Mjeti lundrues me drogë është ndaluar në afërsi të brigjeve të komunës Vieste në provincën e Foggias.  Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç.

Për momentin nuk jepen më tepër detaje rreth këtij rasti. Por nëse faktohet se ngarkesa me kanabis është nisur nga Shqipëria, kjo e zhbën edhe njëherë propagandën qeveritare se këtu s’ka kanabis dhe se trafiku është reduktuar. Pa një mbështetje nga autoritetet shqiptare, është e pamundur që të ngarkohet dhe të dalë në det një gomone me 2 tonë drogë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI