Flash

Gjermania: Jemi skeptikë për ndryshimin e kufijve në Ballkan

Lapsi.al 15 September 2018
Gjermania: Jemi skeptikë për ndryshimin e kufijve në Ballkan

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve gjithëpërfshirëse mes Prishtinës dhe Beogradit është vendimtar dhe do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon. Por, ai ka shtuar ai se Gjermania është skeptike rreth spekulimeve për ndryshimin e kufijve.

Në një prononcim për gazetën serbe “Danas”, diplomati ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka sjellë njëfarë përparimi që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët në Serbi e Kosovë.

“Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë: “Serbia mund të hyjë në Bashkimin Evropian vetëm pasi t’i zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën”. Jemi shumë skeptikë rreth ndryshimit të kufijve sipas vijave etnike. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, këto ditë, disa herë është deklaruar rreth kësaj çështjeje”, - tha Schieb. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI