Flash

Ulja e tensioneve, Korea e Veriut dhe e Jugut hapin një zyrë bashkëpunimi

Lapsi.al 14 September 2018
Ulja e tensioneve, Korea e Veriut dhe e Jugut hapin një zyrë

Korea e Veriut dhe ajo e Jugut kanë hapur zyrën e bashkëpunimit në një zonë ushtarake.

Sipas Reuters, ky është një hap i madh bashkëpunimi, duke qenë se vendoset një kanal komunikimi që i jep kështu fund rivaliteteve të vjetra që kanë zgjatur për dekada të tëra.

Hapat e ndërmarra nga dy Koretë për bashkëpunim me njëra tjetrën, po ecin paralel me SHBA-të dhe aleatët e saj për të shtyrë Korenë e Veriut që të heqë dorë nga programet e saj bërthamore dhe armët balistike.

Hapja e zyrës së bashkëpunimit në Kaesong, në anën e Koresë së Veriut, pranë kufirit, vjen disa ditë para takimit të tretë për këtë vit mes liderit Kim Jong Un dhe presidentit të Koresë së Jugut Moon Jae-in.

"Të dy Koretë janë të gatshme tanimë të hedhin hapa të tjerë drejt paqes, prosperitetit dhe unifikimit të gadishullit Korean" - tha Ri Son Gëon, kreu i delegacionit koreano verior në hapjen e ceremonisë.

Dy Koretë kanë komunikuar fillimisht me fax dhe linja të veçanta telefonike, të cilat shpesh ishin të ashpra kur ngjarjet merrnin për keq.

"Tanimë ata do të jenë në gjendje të diskutojnë për çdo gjë në mënyrë direkte 24 orë në 365 ditë të vitit." - tha ministri i Unifikimit Cho Myoung-gyon në ceremoni.

Zyra do përmbajë një staf prej 20 vetësh nga dy Koretë me koreano-ugorët në kat të dytë dhe koreano-veriorët në kat të katërt të ndërtesës.

Zyrtarët në nivel zëvendësministrash do drejtojnë skuadrat e tyre në zyrë dhe do përgatiten për takimet e përjavshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI