Flash

Ruçi për Vettingun e politikanëve: Është futur në programin e Kuvendit, do të çohet për diskutim

Lapsi.al 14 September 2018
Ruçi për Vettingun e politikanëve: Është futur

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka folur për herë të parë nga Fieri për propozimin e opozitës për vetting të politikanëve. Kryeparlamentari është shprehur se drafti tashmë ka ardhur në Kuvend dhe ka hyrë në faqen zyrtare.

Por pavarësisht kësaj, Ruçi është treguar i kujdesshëm duke e lënë të hapur mundësinë e rrëzimit të draftit që në komisionet parlamentare, duke thënë se është herët për të dhënë verdikt nëse ligji miratohet apo jo.

“Ka ditë që ky draft është paraqitur. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancën e parlamentit. Është futur në programin e Kuvendit. Është botuar në faqen e Kuvendit. Pas dy jave nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutimin dhe për materialin dhe më pas do të çohet për diskutim. Do të miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë unë verdiktin”, - tha Ruçi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI