Flash

Renea qëlloi 77 vjeçarin në Lushnjë, fotot e shenjave të plumbit në mure

Lapsi.al 14 September 2018
Renea qëlloi 77 vjeçarin në Lushnjë, fotot e shenjave

Një 77 vjeçar është plagosur në kokë gjatë një aksioni të forcave speciale në Lushnjë. Fatmirësisht Haxhi Like është jashtë rrezikut për jetën, por sipas njoftimit të policisë ai u plagos në "rrethana të paqarta", pasi kishte dalë me armë në dritare.

Në fakt, rrethanat nuk janë aq të paqarta nëse shihen pamjet e shtëpisë së familjes Like në fshatin Remas të Lushnjës. Xhami i thyer nga një plumb dhe shenjat e plumbit brenda në shtëpi tregojnë se një prej efektivëve ka qëlluar me armë. Kjo qitje dyshohet të ketë lënë të plagosur 77 vjeçarin.

Banorët përsërisin të njëjtin version, se plumbi që plagosi të moshuarin erdhi nga rrethimi i policisë. Madje sipas familjarëve Haxhi Lika nuk ishte në dritare me armë në dorë siç thotë policia, por në fakt ishte në gjumë dhe armën e gjahut e kishte me leje. Aksioni pati për synim arrestimin e dy personave të dyshuar për vrasje, por duket se në shtëpi policia gjeti vetëm të moshuarin që mbeti i plagosur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI