Flash

Renea plagos gabimisht të moshuarin, dështon operacioni për kapjen e vrasësve

Lapsi.al 14 September 2018
Renea plagos gabimisht të moshuarin, dështon operacioni për

Një gabim i forcave speciale në fshatin Remas të Lushnjës mund të kishte qenë fatal për jetën e 77 vjeçarit Haxhi Lika. Në orët e para të mëngjesit, forcat Renea rrethuan shtëpinë e familjes Lika me dyshimet se aty strehoheshin dy autorë të dyshuar për vrasje. Bëhet fjalë për autorët e masakrës së Lushnjës në shtator të vitit të kaluar Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.

Kush është Laert Haxhiu, autori i masakrës vitin e kaluar, i riu që sfidoi Aldo Baren në Lushnjë

Masakra e Lushnjës në shtator të 2017, si u vranë dy të rinjtë në mes të qytetit

Por informacionet e policisë duket se ishin të gabuara. Në shtëpi nuk ishte asnjë prej vrasësve të shpallur në kërkim, por i moshuari, Haxhi Lika dhe familjarë të tjerë. Haxhi Lika ka mbetur i plagosur në kokë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën por version i policisë për ngjarjen nuk përputhet me atë të familjarëve.

I dyshimtë është momenti i nisjes së aksionit, kur edhe ka ndodhur plagosja. Në një komunikatë për mediat, policia sqaroi se kur shtëpia ishte e rrethuar, i moshuari ka dalë në dritare me një armë gjahu në dorë. Më pas “në rrethana të paqarta” ai është plagosur.

"Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu). Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa. Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën” thuhet në njoftimin e policisë.

Por pamjet në vendin e ngjarjes tregojnë se forcat speciale kanë qëlluar shtëpinë e rrethuar. Eshtë e qartë se një plumb ka hyrë në dritare dhe është përplasur me murin. Një version më i besueshëm duket ai se 77 vjeçari është plagosur nga plumbi rikoshet.

Nipi i të plagosurit Haxhi Lika në Lushnjë tregoi se forcat Renea i plagosën gjyshin, që flinte rreth orës 04:00 të mëngjesit.

"Në orën 4 të mëngjesit dëgjuam krisma. Dolëm me vrapë jashtë dhe pamë shumë policë të maskuar që kishin rrethuar shtëpinë e xhaxhait tim Haxhi Lika. U afruam dhe morëm vesh se ai ishte plagosur. Po flinte gjumë kur një plumb e kapi në ballë dhe dhe doli në anën tjetër të kokës. Dy krisma u dëgjuan. Qëlloi policia. Policë me maska, me skafandra hynë në shtëpi dhe nisën bastisjen. Se dimë ça kërkonin. Gjetën një armë gjahu, që xhaxhai e kishte me leje" ka treguar i riu Haziz Lika.

Sipas një videoje që ka publikuar në Facebook, deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, duket dhoma me dy shtretër ku flinte i moshuari, çarçafët janë ende me gjak, ndërsa në dritaren e shtëpisë është xhami i thyer dhe në mure shenjat e plumbave.

https://www.facebook.com/myslimmurrizi/videos/750311495306417/

Aksioni pati për synim arrestimin e dy personave të dyshuar për vrasje, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, por duket se në shtëpi policia gjeti vetëm të moshuarin që mbeti i plagosur. Laert Haxhiu së bashku me Orges Bilbilit dyshohet të kenë qëlluar për vdekje Jurgen Hoxhën dhe Samir Latifin.

KUJDES PAMJE TË RËNDA/ Atentati mafioz që përgjaku Lushnjen (FOTO & VIDEO)

Laert Haxhiu njihet edhe si rival i Aldo Bares, madje një vit më parë gjatë masakrës së Lusjnjes ka pasur si shënjestër nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI