Flash

Rama paralajmëron administratën: Celularët do hiqen nga institucionet e shtetit!

Lapsi.al 14 September 2018
Rama paralajmëron administratën: Celularët do hiqen nga

Qeveria po përgatit heqjen e celularëve nga institucionet shtetërore. Kështu tha Edi Rama, gjatë një takimi me mësues, të cilëve i mori si shembull heqjen e celularëve në shkolla.

“Ne po përgatitemi edhe për vendimin për të hequr celularët nga institucionet e shtetit që janë bërë si klube interneti”, ishte deklarata e Ramës para mësuesve.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka në kokën e tij kryeministri, por punonjësit e administratës nuk duhet të tremben nga këto fjalë, sepse kryeministrin e kemi edhe pronar të një televizioni që transmeton në Facebook, ERTV.

Nëse i ndalon celularët në administratën socialiste, Rama duhet të marrë parasysh se ndjekësit e transmetimeve të ERTV do të rrallohen edhe më. Për pasojë "ushqimi i përditshëm" i propagandës do të merret në doza më të vogla dhe i gjithë investimi i tij për këtë televizion online do të ketë më pak shikueshmëri. Prandaj edhe kjo deklaratë e kryeministrit duhet marrë me rezerva, sepse i pari që do të dëmtohej nga ky vendim është pronari i ERTV-së, që natyrshëm, itharët më të flaktë i ka në administratën shtetërore.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09