Flash

Ministri i Brendshëm italian krahason migrantët afrikanë me “skllevër”

Lapsi.al 14 September 2018
Ministri i Brendshëm italian krahason migrantët afrikanë me

Kreu i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini, njëherësh zëvendëskryeministër, i krahasoi migrantët afrikanë me skllevër. Salvini, i cili udhëheq partinë Liga, i bëri komentet në një sesion me dyer të mbyllura të një konference për migracionin dhe sigurinë, e organizuar nga Austria, e cila mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, raporton rel.

“Kam dëgjuar dikë të thotë se kemi nevojë për migrantë, sepse popullsia po plaket. Unë i shoh gjërat krejtësisht ndryshe”, tha Salvini në vërejtjet e filmuara nga seanca dhe të postuara në profilin e tij në Facebook.

“Unë paguhem nga qytetarët që t’i ndihmoj të rinjtë tanë të fillojnë të kenë prapë fëmijë ashtu siç kanë pasur disa vite më parë dhe jo të çrrënjosim më të mirën e rinisë afrikane për të zëvendësuar evropianët që nuk kanë fëmijë…

Ndoshta në Luksemburg kjo është e nevojshme.

Në Itali është e nevojshme që t’iu ndihmohet fëmijëve tanë të kenë fëmijë, jo të kemi skllevër të rinj për t’i zëvendësuar fëmijët që nuk i kemi”, tha Salvini.

Ministri për Punë të Jashtme dhe Migracion i Luksemburgut, Jean Asselborn, reagoi me zemërim duke thënë se Salvini “ka shkuar shumë larg”.

“Në Luksemburg, kemi pasur dhjetëra migrantë italianë. Ata vinin si migrantë për të punuar në Luksemburg, në mënyrë që ju në Itali të kishit para për fëmijët tuaj”, tha Asselborn.

Italia është destinacioni kryesor për migrantë që duan të arrijnë Evropën nga Afrika e Veriut. Qeveria e re populiste në Romë ka marrë qëndrim të ashpër ndaj tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI