"Juventus, do të shihemi në Madrid në 1 qershor": Ftesa vjen nga Kylian Mbappé që shpreson të gjejë bardhezinjtë kundërshtarë në finalen e ardhshme të Champions League me PSG-në e tij. "Do të kisha vënë bast për këtë ndeshje, por kujdes sepse me Ronaldon të gjithë duhet ta kenë frikë skuadrën e Allegrit", ka thënë për La Gazzetta dello Sport sulmuesi francez. Pengesat për të arrritur në aktin e fundit janë shumë dhe rruga e parisienëve kalon edhe përmes Napolit: "Do të jetë vështirë, sepse Ancelotti i bën skuadrat të luajnë mirë".
Për kampionin e ri të botës është Juventus skuadra që do të shkojë në finale, sepse tani ka një Cristiano Ronaldo më shumë: "Juventus, do të shihemi në Madrid në 1 qershor. Serie A ka qenë gjithnjë një kampionat i madh, por kohët e fundit e kishte humbur pak prestigjin. Me Ronaldo njerëzit do të apasionohen përsëri. Ronaldo i ka sjellë dicka të rëndësishme Juventus, edhe pse bardhezinjve nuk i duhej shumë për të qenë të kompletuar".
Parashikimi i Mbappe nuk do të ishte aspak i bukur për tu përjetuar nga kampioni tjetër i Paris Saint Germain, Gianluiggi Buffon. Ish-portieri i Juventus e ndjek prej kohësh Champions si të vetmin trofe që nuk e ka fituar në karrierë, por përvec faktit se do ti duhet të përballet me ish-skuadrën e tij, do të ishte mëkat nëse kupën do ta fitonte skuadra nga e cila ai u largua në fillim të sezonit...