Flash

Policia rrethon banesën në Lushnjë, i moshuari del me armë në dritare

Lapsi.al 14 September 2018
Policia rrethon banesën në Lushnjë, i moshuari del me armë

Mëngjesin e sotëm një 77 vjeçar ka mbetur i plagosur në rrethana ende të paqarta në Lushnjë. Forcat speciale dyshonin se në banesën e tij ishin strehuar dy persona të dyshuar për vrasje dhe herët në mëngjes kanë rrethuar shtëpinë, duke i bërë thirrje për të dalë nga banesa.

"Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu). Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.

Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën" thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se 77 vjeçari i quajtur Haxhi Lika është jashtë rrezikut për jetën dhe ekspertiza ligjore do të përcaktojë shkaqet e plagosjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI