Flash

Greca tek Tirana bëhet çështje, lojtari nuk e duron dot më pankinën dhe kërkon shpjegim: “Unë vazhdoj të jem i njëjti lojtar...”

Lapsi.al 14 September 2018
Greca tek Tirana bëhet çështje, lojtari nuk e duron dot më

Tek Tirana situata është eksplozive dhe nuk bëhet fjalë vetëm për rezultatet. Tekniku Ze Maria duhet të bëjë llogaritë edhe me pakënaqësitë që shtohen cdo ditë në dhomat e zhveshjes. Blerjet e reja të brazilianit nuk po japin rendimentin e shpresuar, por në anën tjetër kanë qenë gjithnjë në formacionin e Ze Marias, që në këtë mënyrë ka anashkaluar lojtarë nga ata që sezonin e kaluar mbajtën peshën kryesore në skuadër.

Në fakt, ndryshe nga cfarë kishte treguar në Kategorinë e Parë, braziliani ka ndryshuar sistemin e lojës, duke hequr dorë pothuaj plotësisht nga loja në krahë. E ka vuajtur këtë strategji më shumë se të gjithë Bedri Greca, lojtari më i spikatur i bardhebluve sezonin e kaluar. Shënuesi më i mirë i Tiranës me 15 gola në Kategorinë e Parë dhe titullar i pazëvendësueshëm i Ze Maria ka përfunduar me 120 minuta të vakëta në 3 takimet e para.

"Nuk e di përse nuk luaj - thotë Greca - Unë jam i njëjti lojtar që ishte edhe vjet. Stërvitem në maksimum dhe nuk e kuptoj përse nuk jam në fushë".

Pak minuta në cdo ndeshje të kampionatit, për lojtarin që ishte deciziv. Një situatë që sulmuesin e ka bërë të shpërthejë, për më tepër që Tirana nuk është se ka marrë rezultatet e shpresuara dhe tekniku Ze Maria është vënë në qendër të kritikave, për zgjedhjet e bëra.

Sikur të mos mjaftonte lojtari nuk ka marrë asnjë shpjegim nga braziliani për faktin përse nuk preferohet: "Nuk kam folur me trajnerin dhe nuk më ka shpjeguar asnjë motiv përse nuk luaj. Unë ndihem në formë dhe jam gati të jap kontributin tim, por është vështirë ti shohësh ndeshjet nga pankina, apo ta ndihmosh skuadrën nga aty", sqaroi 27 vjecari.

4-3-3 i suksesshëm i një viti më parë është harruar nga Ze Maria, që ndoshta e mendon tepër të fortë Superioren për tu zbilancuar. Në tre javët e para të Superiores 24 herë kampionët kanë marrë vetëm një pikë, në barazimin me Teutën. Gjithësesi kunër Luftëtarit është një ndeshje për të mos u humbur, përndryshe, vec rezultateve Tirana do të humbasë edhe besimin dhe kjo mund të jetë fatale për bardheblutë e teknikun e brazilian.

"Nëse nuk bëhet kthesa atëherë klubi duhet të shkarkojë trajnerin të parin", pasi thënë Ze Maria menjëherë pas humbjes me Kukësin. Tekniku e ka të qartë se duhet të fillojë të fitojë, por në anën tjetër duhet të administrojë një organikë, që nuk ka vetëm Grecën të pakënaqur, por ndoshta ëingeri është lojtari që më shumë se të gjithë i duhet brazilianit në formë optimale fizike e mentale.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI