Flash

E kërkoi Partizani, lojtari i kombëtares firmos për 3 vjet në Izrael

Lapsi.al 14 September 2018
E kërkoi Partizani, lojtari i kombëtares firmos për 3 vjet
Lajmet e mira për kombëtaren e Shqipërisë vazhdojnë, edhe pse merkato në pjesën më të madhe të vendeve është mbyllu. Kjo nuk e ka penguar Valon Ahmedin të sistemohet në një destinacion të ri, pas kontradiktave që kishin lindur tek Maribor. Mesfushori e kishte humbur vendin e titullarit te skuadra e Mariborit dhe pakënaqësia ishte në rritje. Për Ahmedin, në këto kushte u interesua edhe Partizani, që avancoi me ofertë konkrete, por pa mundur ta bindte 23 vjecarin të luante në Superiore. Hapoel Kirjat Shmona është skuadra e re e Ahmedit. Mediat në Slloveni bëjnë të ditur edhe detaje të kontratës së firmosur nga mesfushori, duke e cilësuar skuadrën e re të shqiptarit një mister. Sipas Ekipa 24, Ahmedi ka firmosur një kontratë tre vjecare me klubin izraelit, duke zëvendësuar kështu hollandezin Nigel Hasselbaink, që u largua drejt Hapoel Beer Sheva. Sic duket Ahmedi nuk dëshironte të bënte një hap pas, edhe për faktin se kampionati në vend nuk është zgjedhja e parë e teknikut të kombëtares, Christian Panucci. Në dy javët e para të kampionatit në Izrael, Hapoel Ironi Kiryat Shmona ka marrë vetëm një pikë dhe shpreson shumë në ardhjen e Ahmedit, që në një postim në Instagram ka përshëndetur edhe ish-skuadrën e tij Maribor.
View this post on Instagram

#enkratviolavednoviola Thank you @nkmaribor ?

A post shared by Valon Ahmedi (@valonahmedi7) on

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI