Flash

E kaluara e errët e Lil Wayne

Lapsi.al 14 September 2018
E kaluara e errët e Lil Wayne

Duket se “Billboard” ka bërë një kërkim të hollësishëm rreth të kaluarës së reperit të famshëm Lil Wayne.

35-vjeçari i cili për një kohë të gjatë i ka munguar fansave me prurje të reja shumë shpejt do të lançojë albumin e tij më të ri “The Carter V”.

Në këtë album reperi zbulon anën e errët të fëmijërisë së tij, dhunën në familje si edhe përpjekjet për vetëvrasje. Edhe pse në intervistat e kaluara ai ka theksuar se këto vepra kanë qenë aksidentale dhe jo të qëllimshme për t’u vetëvrarë, “Billboard” zbulon të kundërtën.

Në një nga këngët më të reja të këtij albumi, Lil Wayne tregon se si në moshën 12-vjeçare mori fshehurazi armën e mamasë së tij për të qëlluar veten por fatmirësisht plumbi nuk arriti në zemër.

Ai gjithmonë ka patur një marrëdhënie të ftohtë me të ëmën pasi kjo e fundit nuk e lejonte të bënte rep.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI