Flash

"Bomba" e PD/ Vëllai i Xhafës kontrollon lojrat e fatit (dokumentat)

Lapsi.al 14 September 2018
"Bomba" e PD/ Vëllai i Xhafës kontrollon lojrat e fatit

Fatmir Xhafa ka mbrojtur vëllain e tij, Agron Xhafa që paratë e aktivitetiit të vet kriminal në trafikun e drogës e ka konvertuar në biznesin e lorave të fatit.  Kompanitë e basteve që sipas te dhënave dhe statistikave që janë publikuar sot, kanë marrë një hov shumfishimi biznesi në kohën e Rilindjes, i takojnë dy vëllerzërve që janë dënuar së bashku me Agron Xhafën. Gjatë një konference për shtyp në selinë e PD-së Enkelejd Alibeaj tha: "E mbani mend sesi katër muaj më parë, PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge" tha ai duke treguar edhe vendimin e dënimit nga gjykata (faksimilja ne fund te shkrimit).

Nga selia blu u nxorën grafikë që tregojnë se që pas vitit 2013,  pjesa e tregut që këto kompani kanë rrëmbyer është rritur duke pretenduar se kjo ka ardhur si pasojë e favorizimit nga shteti. Madje dhe favorizimi direkt nga Fatmir Xhafaj, kur ishte kreu i komisionit të Ligjeve gjate vitit 2015, tregoi me fakte, Jorida Tabaku.

 

Por, qeveria sipas tyre jo vetëm i ka "ndihmuar" shokët e Agron Xhafajt, por ajo edhe ka penguar që ndaj tyre të veprojë ligji antimafia që do të sekuestronte pasuritë e tyre:  "Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njera prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj janë vetëm fasada që fsheh pronësinë relae të Agron Xhafajt mbi këto kompani" tha Alibeaj.

Për një kohë të gjatë shtypi dhe opozita kanë parë me dyshim se qeveria e shtynte çdo vit premtimin e saj për t'i nxjerrë lojrat e fatit nga qytetet dhe për të përfunduar operacionin fundi i marrëzisë. Deduksioni i kësaj zvarritjeje, për të cilin Rama jepte justifikimin qesharak, "nuk më bindet grupi parlamentar" ishte se qeveria e tij ishte e kapur.

Me denoncimet e reja PD po tenteon të provojë këtë kapje. Nga selia blu kanë paralajmëruar se kjo është vetëm maja e Ajzbergut dhe se në ditët në vijim denoncimet që mbrojnë këtë tezë do të vijnë duke u thelluar .

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI