Flash

Alves i kthyer në “shtëpi”: Kam ardhur për titullin

Lapsi.al 14 September 2018
Alves i kthyer në “shtëpi”: Kam ardhur për titullin

Paralajmërimi për Skënderbeun është i qartë. E nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshjen e fundjavës. Danilo Alvesh është gati të fitojë përsëri zemrat e tifozëve vlonjatë, i rikthyer tek Flamurtari pas një divorci prej dy muajsh. Titulli është ai që mendon sulmuesi, objektiv që i ka munuar në Vlorë, madje nuk ka patur as mundësinë ti shkojë duelit deri në fund, me problemet që i janë shfaqur Flamurtarit gjithnjë në gjysmën e dytë të sezonit. Braziliani e konsideron qytetin shtëpinë e tij të dytë, por këtë herë kërkon ta kurorëzojë sezonin me trofe, ndryshe sa ka ndodhur në dy vitet e qendrimit të tij në kuqezi.

"Mendoj se është një skuadër shumë e mirë dhe më e fortë se vjet. Trajner është i aftë dhe e ka treguar se mund të na cojë drejt titullit. Jo vetëm unë, por të gjithë në Vlorë, edhe presidenti, presin titullin dhe po punojmë për këtë" vlerësoi Alves që nuk heziton të bëjë edhe një bilanc të shpejtë në shanset mes kuqezinjve dhe Skënderbeut në garën për titull.

Sigurisht është shumë herët për të bërë parashikime, por ai që numri 99 diferencon është efekti i trajnerit: “Daja e ka forcuar Flamurtarin, duke dobësuar Skënderbeun, - mendon braziliani - . Ai ka qenë njeriu kyc në suksesin e korcarëve sezonin e kaluar, ndaj po të llogarisim që ai do të jetë në Vlorë tashmë dhe se Skënderbeu ka humbur edhe lojtarë të rëndësishëm, ekuilibrat janë spostuar”.

E ka nisur me gol braziliani, në debutimin në Kupë përballë Shkumbinit, një fakt shumë i rëndësishëm për Alvesh, por sulmuesi kërkon të përsëritet edhe në kampionat, ku përballë do të jetë Skenderbeu. "Jam i lumtur që e nisa si duhet. Tani do luajmë një ndeshje të rëndësishme kundër Skënderbeut. Shpresoj të shënoj përsëri kundër tyre".

Sezonin e kaluar kuqezinjtë vuajtën shumë prezencën e një goleadori, me Alves të sakrifikuar më tepër në të majtë, por me Dajën gjërat janë ndryshe, duke qenë se tekniku është ofensiv në ide. Danilo Alvesh mbetet një lojtar i rëndësishëm për Flamurtarin, edhe pse para portës braziliani duhet të qartësojë më shumë idetë.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI