Flash

PSG/ Al Khelaifi lëshon sfidën dhe shigjeton Real Madrid

Lapsi.al 14 September 2018
PSG/ Al Khelaifi lëshon sfidën dhe shigjeton Real Madrid

Nasser Al Khelaifi, presidenti i Psg, në një intervistë për spanjollen 'Marca' ka folur për skuadrën e tij, kampionët nga të cilët pret shumë dhe situatën konfliktuale me Real Madrid. Numri 1 i klubit spanjoll ka treguar hapur ambicjet e tij në këtë sezon. "Kemi një sfidë të re, me lojtarë të rinj dhe një trajner ambicjoz. Por duhet të përqendrohemi tek cdo ndeshje, kjo është filozofia e këtij viti. Synojmë të fitojmë cdo kompeticion".

Al Khelaifi ka vlerësuar Mbappe, por me kujdesin për të mos thyer hierarkitë në skuadër: "është që tani një nga më të mirët në botë. Të fitosh një Botëror në moshën e tij e të luash si luan Kylian është e pabesueshme, është një vlerë e shtuar për klubin. Do gjithnjë të fitojë, si Cavani e Di Maria. Mendoj që kemi një skuadër të jashtëzakonshme".

Neymar është gati për një sezon prej protagonisti, pas zhgënjimit të marrë në botëror. "Tani është mirë, në formë. Sigurisht që ky do të jetë viti i tij, është i lumtur dhe i motivuar. Kemi nevojë për të, do të fitojë me ne”.

Ky sesion merkato u karakterizua nga fjalët për një kalim të brazilianit tek Real Madrid. "Për të thënë të drejtën është lodhëse, sepse nuk është e drejtë që klube të tjera të flasin për lojtarët tanë. Nuk na ka pëlqyer kjo gjë dhe kur ishte momenti folëm me Real Madrid. Respektojmë Real Madrid e presidentin e tyre, Florentino Pérez, por kërkojmë respekt edhe ne. Mendoj se është e rëndësishme të mos punojmë pas krahëve".

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI