Flash

Vrasja e gjyqtares Hafizi, dëshmojnë policët që ndaluan Fadil Kasemin

Lapsi.al 13 September 2018
Vrasja e gjyqtares Hafizi, dëshmojnë policët që ndaluan

Dy efektivë të policisë së komisariatit nr 1 në Tiranë ishin dëshmitarë sot në gjyqin ndaj Fadil Kasemit, në gjykim për vrasjen e ish bashkëshortes së tij, gjyqtaren Fildes Hafizi.

"Kam vrarë një njeri, kam ardhur të dorezohem" mësohet të ketë thënë autori në momentin kur është dorëzuar në komisariat pas krimit.

Dy efektivët e policisë që dëshmuan sot ishte Nazmi Kosta dhe Dashnor Murataj. Ata kanë pasur kontaktin e parë me Kasemin kur ai mbërriti në polici pas vrasjes ditën e 31 gushtit 2017.

Procesi gjyqësor mbahet në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe Kasemi përballet me akuzën "vrasje", "armëmbajtje pa leje" dhe "rrëmbim dhe mbajtje peng personi".

Fildese Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish bashkeshorti Fadil Kasemi me të cilin kishtë më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.

Sipas akuzës i pandehuri e kishte kercënuar gjyqtaren edhe më herët publikisht me armë, në prani edhe të fëmijëve të tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI