Flash

Vodhën minierën e Munellës, kapen dy nga autorët

Lapsi.al 13 September 2018
Vodhën minierën e Munellës, kapen dy nga autorët

Policia zbardh vjedhjen e ndodhur në minierën e Munellës tre ditë më parë dhe vë në pranga dy nga autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë. Në pranga kanë rënë Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë dhe Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz të Pukës.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një person i tretë.

"Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10.09.2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës" thotë policia.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale kabullin e vjedhur në minierë, në vlerën 6 milion lekë të vjetra.

Nga ana e policisë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI