Flash

Paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën e Xhafën: Do publikojmë fakte tronditëse

Lapsi.al 13 September 2018
Paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën e Xhafën:

Ashtu siç edhe ishte njoftuar, opozita e bashkuar është mbledhur sot në qytetin e Durrësit, duke bojkotuar sërish seancën e Kuvendit. Nga qyteti bregdetar, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për aksionin opozitar, si dhe vettingun në politikë. Basha i ka bërë thirrje kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të publikojë online në faqen zyrtare të Kuventit, propozimin e PD për vettingun në politikë.

Nga ana tjetër, mazhoranca pritet të rrëzojë sot në Parlament ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ligj i kthyer nga Presidenti Meta, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.

Basha tha se me formimin e qeverisë së re, ligji për të “lojërat e fatit” do të amendohet. Ai shtoi se do të zhbëhen edhe koncesione të tjera korruptive. Ne vijim Basha paralajmëroi kryeministrin Rama dhe ministrin e brendshëm se nga dita e nesërme do të publikojë fakte tronditëse që tregojnë se si është përdorur pushteti për pastrimin e parave

“PD do publikoje fakte tronditëse që tregojnë si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për ti përdorur për pastrimin e parave të pista të kokainës dhe heroinës dhe aferave korruptive.  Do të hetoheni për çdo gjë.”

Kjo është seanca e tretë e Kuvendit për këtë sesion që opozita e bojkoton në shenjë rezistence kundër krimit, që sipas saj ka mbështetjen e qeverisë. Më herët opozita është mbledhur në qytetin e Shkodrës dhe të Elbasanit.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI