Flash

Panuccit i kompletohet mbrojtja: Ajeti firmos për Grasshopers

Lapsi.al 13 September 2018
Panuccit i kompletohet mbrojtja: Ajeti firmos për Grasshopers

Vigjilja e Ligës së Kombeve, përpara dy ndeshjeve me Izraelin dhe Skocinë, ishte e sikletshme për teknikun e përfaqësueses Christian Panucci, të cilit iu desh të dizenjojë repartin e prapavijës me rezultat që u kuptua në transfertën e Skocisë.

Jo vetëm dëmtimet, por edhe mungesa e skuadrave për disa nga elementët e besuar të italianit kondicionuan zgjedhjet e tij në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

Megjithatë situata tashmë ka ndryshuar për mirë. Mërgim Mavraj edhe pse ishte i grumbulluar, nuk luajti në të dy ndeshjet sepse ishte pa një skuadër. Firma me Aris Selanik erdhi vetëm dy ditë përpara sfidës me Izraelin dhe të paktën tashmë 32 vjecari do të ketë minutat e duhura për të kontribuuar në kombëtare.

Lajmin më të mirë megjithatë Panucci e ka marrë nga Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi, pas zgjidhjes së kontratës me Torinon, ishte pa ekip deri sot kur firmosi për Grasshopers në Zvicër. Aventura e pafat në Torino, edhe pas huazimit te Krotone, bëri që për Ajetin të interesoheshin vetëm klube në Serinë B.

24-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-veçare, me opsion rinovimi për 2 vite të tjera, duke u kthyer në Zvicër pas 3 vitesh, por në një tjetër skuadër. Në periudhën 2011-2015 Ajeti ka luajtur për Basel, aty ku tani do të gjejë kundërshtar vëllain e tij Albian Ajeti.

Dëmtimi i Natan tek Grasshopers i ka hapur rrugë Ajetit për në Zvicër dhe tani lojtari mund të ketë hapësirat e duhura për tu kthyer edhe në dispozicion të teknikut të kombëtares, i cili ngadalë po rifiton të gjithë pjesët e munguara të skuadrës, gjithnjë duke shpresuar edhe në një rikuperim të shpejtë të Grezdës, Roshit e Sadikut...

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI