Flash

Liberializimi i vizave për Kosovën, si reaguan Meta dhe Berisha

Lapsi.al 13 September 2018
Liberializimi i vizave për Kosovën, si reaguan Meta dhe Berisha

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha shprehën sot në Facebook urimet e tyre për vendimin e sotëm të Parlamentit Europian për heqjen e vizave të Kosovës.

Ilir Meta përshëndeti vendimin e PE-së dhe u shpreh se kjo është arritje për Kosovën dhe e bën këtë vend të forcohet si faktor stabiliteti në rajon.

"Mesazh i qartë i perspektivës së saj europiane! Shumë i gëzuar për këtë lajm të jashtëzakonshëm dhe arritje të madhe të popullit dhe të shtetit të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!" - shkruan Meta.

Sali Berisha përshëndeti popullin dhe autoritetet e Kosovës pas votimit të Parlamentit Europian për heqjen e vizave.

Berisha u shpreh se kjo është një arritje e merituar dhe historike.

"Me kete rast le te shprehim ne urimet me te perzemerta qytetareve dhe autoriteteve te Kosoves per kete arritje te merituar dhe historike! Urime!! sb" - shkruan Berisha në Facebook.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Heqja e vizave për Kosovën, reagon Hahn: Dritë e gjelbër për të nisur negociatat 

Liberalizmi i vizave për Kosovën, Rama komenton vendimin: Shyqyr që PE hoqi një njollë nga vetja 

Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI