Flash

Liberalizmi i vizave për Kosovën, Rama komenton vendimin: Shyqyr që PE hoqi një njollë nga vetja

Lapsi.al 13 September 2018
Liberalizmi i vizave për Kosovën, Rama komenton vendimin: Shyqyr

Pas vendimit të Parlamentit Europain për liberalizimin e vizave me Kosovën, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se me këtë akt Parlamenti Europian i ka hequr vetes një njollë me të cilën Europa ka vite që cënon flamurin e vet.

“Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën! Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t'u përshëndetur sidoqoftë” – shkruan Rama.

Ishin 420 deputetë të PE që votuan për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër dhe 22 abstenuan.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI