Flash

Kinë/ Makina hyn në mes të turmës, 11 të vdekur në Pekin

Lapsi.al 13 September 2018
Kinë/ Makina hyn në mes të turmës, 11 të vdekur në

11 njerëz kanë vdekur në Kinën Jugore, pasi një person që drejtonte një fuoristradë u fut në një park të mbushur me njerëz, dje në mbrëmje, raportojne mediat kineze.

Tre vetë u shpallën të vdekur menjëherë në Henyang City, ku ndodhi aksidenti dhe drejtuesi Yang Zanyun, 54 vjeç, një banor i Hengdong County, u arrestua menjëherë.

"Yang besohet të ketë kryer me dashje aktin, pasi më pas sulmoi ata që kalonin pranë me një thikë dhe me një lopatë. Dyzet e katër persona u plagosën në total’’, sipas gazetës "The Daily’s People”. Policia ka nisur hetimet, por mësohet se Yang Zanyun është një person me të shkuar kriminale, thanë burimet policore.

Të këshilluara

Raporti i OKB-së: Rritet uria globale

Numri i njerëzve që vuajnë nga uria është rritur gjatë tre viteve të fundit, sugjeron një raport i OKB-së. Sipas analizës, në vitin 2017, 821 milionë njerëz në ...

22:55

Politika kthen djathtas kudo në Europë

Suedia është shembulli më i ri. Më fillimin e krizës së refugjatëve, gati në të gjitha zgjedhjet në vendet e BE-së kanë fituar terren të madh partitë populiste ...

20:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI