Ndërkohë që në javët e modës në shtete të ndryshme flisnin për veshjen më të mirë apo më të keqe në tapetin e kuq, në Neë York mori më shumë vëmendje sherri mes Cardi B dhe Nicki Minaj. Por kjo nuk paska qënë e vetmja ngjarje. Neë York këtë vitë paska qënë plot supriza. Diçka që i çuditi të gjithë ishte sfilata e Marco Marco, i cili kishte vendosur që veshjet e tij, t'i parakalonin vetëm modelet transgjinore. Një risi e re e pa parë ndonjëherë megjithëse edhe më parë modele të tilla janë shfaqur herë pas here në sfilata duke mos u deklaruar, ndërkohë që kjo e fundit ishte krejtësisht e qëllimshme. Marco rrëfeu gjatë një interviste duke thënë se dëshironte të krijonte hapësirë për të manifestuar trupat transgjinorë.
“Kjo ishte një mundësi që prania e tyre të ishte e pamohueshme dhe sigurisht për të përforcuar mendësinë që transgjinorët janë të bukur”.

