"Duhet të të vdesin të dy fëmijët". Ky është mesazhi që ka marrë në Instagram futbollisti i Juventus e Kombëtares së Italisë, Leonardo Bonucci. Një sulm i turpëshëm nga një “hater”, të cilit futbollisti, baba i dy fëmijëve, nuk mund të mos i përgjigjej. "Ndoshta një ditë do të jetojmë në një botë më të mirë, por për momentin shpresoj të mbaj larg fëmijët e mi nga kjo botë këtu. Kjo e këtyre njerëzve. Kjo e dhunës së bërë përmes xhesteve, fjalëve e mendimeve - ka shkruar Bonucci, duke postuar edhe mesazhin e marrë – Tani fshije profilin, ndrysho account, thërrit dikë të të japë një dorë, veteëm se askush nuk mund të të largojë nga ndyrësira që je".

Nuk është hera e parë që Bonucci vihet në shenjestër. Por këtë herë futbollisti ka dashur ti thotë stop. Mbi të gjitha sepse shpeshherë përfshihen edhe fëmijët e tij e, në vecanti, Matteo i vogël, që në korrik 2016, iu nënshtrua një ndërhyrje delikate kirurgjike për shkak të një patologjie akute. Fatmirësisht tani djali gëzon shëndet të mirë.