Flash

Historia - Muça, rikthimi në fushë i një kampioni

Lapsi.al 13 September 2018
Historia - Muça, rikthimi në fushë i një kampioni

7 Marsin 2017 e mban mend mirë. Ishte hera e fundit që Gentian Muça zbriste në fushë me fanellën e Tiranës. Që nga ajo kohë, mbrojtësi shtatlartë ka kaluar një kalvar të lodhshëm beteje, kundër një sëmundje, që nuk e vuri dot përfund. Një vit e gjysëm nga ndeshja e fundit që kishte parë shtatlartin të zbriste në fushë, Gentian Muca rigjen Tiranën dhe pasionin e tij më të madh, futbollin. Mucës i kishte munguar Tirana dhe klubit lojtari, ndaj për ti uruar rikthimin i ka kushtuar edhe një promo sinjifikative. Muca është i etur për fushën, problemi është i arkivuar ndaj dhe lojtari përgjigjet shkurt, në daljen e parë për mediat...

“Më duket sikur ishte dje – tha mbrojtësi. –Futbolli ma jep këtë ndjesi dhe jam i lumtur që u ktheva. E quaj të kaluar pauzën e gjatë dhe nuk dua më ta kujtoj”.

Mbrojtësi ka treguar karakter njësoj si në fushë, duke u ngritur në këmbë me kurajë, për tu kthyer më i fortë se më parë. Mendimi i parë është për momentin që po kalon Tirana, në javët e para të kampionatit, pas rikthimit në Superiore.

“Nuk mundem ende të zbres në fushë për të luajtur, sepse nuk I kam minutat. Besoj për rreth një muaj apo dicka më shumë do të jem gati për skuadrën. Shpresoj ta ndihmoj të bëjë më mirë, edhe pse kam bindjen se situata do të ndryshojë, sepse duhet vetëm koha e përshtatjes së të ardhurve të rinj”.

Rikthimi i Mucës mund te jetë shenja e parë e kthesës. Mund të jetë mbrojtësi blerja më e mirë e sezonit...

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI