Fifa kërkon të vendosë një limit numrit të lojtarëve të dhën në huazim nga skuadrat. Rregulli i ri, që mund të ndryshojë sesionet e ardhshme të merkatos, sipas SportBild, parashikon një ngushtim për klubet deri në 8 sportistë në sezon në dalje. Është një sistem që është studiuar për muaj me rradhë, por mund të aplikohet vetëm nëse do të aprovohet nga komiteto ekzekutiv i FIFA-s.
Për klubet e mëdha të Premier League e Serie A do të ishte një revolucion: në këtë moment Chelsea e Manchester City kanë respektivisht 40 e 28 lojtarë të shpërndarë mes klubeve të ndryshme, sidomos në Championship; ndërsa Juventus ka 26. Shifra të larta, duke marrë në konsideratë që në të gjithë kampionatin spanjoll janë vetëm 58 futbollistë të huazuar.
Nëse propozimi do tëmiratohet, duhet patur parasysh, se do të përjashtohen nga rregulli lojtarët më të vegjël se 21 vjec që për vite me rradhë janë formuar në ekipet e moshave.