Me një mungesë të gjatë në tregun muzikorë Eminem u rikthye sërish për të lënë gjurmë. Albumi i tij "Kamikaze" rezultoi sukses dhe arriti në majat e klasifikimit dukë zënë vendin e parë në Billboard 200 . Kjo qe një suprizë për fansat dhe ndjekësit e zjarrttë të tij. Por në atë album përveç suprizës ka dhe disse për disa këngëtarë ose më saktë kolegë të Eminem. Pas një farë kohe reperi ka thyer heshtjen dhe ka vendosur të flasë.
Gjatë pjesës së parë, Marshall Mathers u adresohet kritikëve për albumin e tij të fundit, “Revival”.
“Nuk është kritikë konstruktive, por ndjej se shkoi përtej saj. Nëse nuk do të ishte Revival, unë nuk do të isha në gjendje ta bëja këtë album. Disa njerëz më shumë se të tjerë shkuan larg me kritikat. Ka një gjë brenda meje që pëlqen këtë gjë, që është më e lumtur kur unë jam i hidhëruar”, u shpreh Eminem.
Slim Shady në pjesën e dytë të intervistës flet për problemin me Machine Gun Kellyn, i cili bëri komente për vajzën e tij, Hailie. “Kjo nuk është arsyeja pse i bëra diss. Arsyeja se pse unë i bëra diss është më shumë se sa ajo”, përfundoi Eminem. Reperi theu edhe një rekord në top listën britanike, duke thyer rekord për qëndrim në vendin e parë të Abba dhe Led Zeppelin.