Flash

Donald Lu: Reforma në Drejtësi sukses. Si do ndihmojë SHBA në spastrimin e politikanëve të korruptuar

Lapsi.al 13 September 2018
Donald Lu: Reforma në Drejtësi sukses. Si do ndihmojë SHBA

I ftuar në emisionin “Real Story”, ambasadori amerikan në ikje Donald Lu, deklaroi se arsyeja pse nga sfera politike ka sulme ndaj Reformës në Drejtësi është frika.

“Është shumë e thjeshtë. Ata kanë frikë. Ishin të frikësuar në 2016-n dhe janë të frikësuar dhe tani. Shihni rezultatet. 20 gjyqtarë u hoqën, 27 janë konfirmuar.

Është një rezultat shumë i mirë për popullin shqiptar. Faza e ardhshme janë KLP, KLGJ, SPAK dhe BKH. Kjo i ka futur frikën në zemër krerëve të krimit të organizuar dhe politikanëve të korruptuar.” – u shpreh Lu.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Sokol Ballës, se pse nga PD dhe LSI ka pyetje për mënyrën si u krye kjo reformë, Donald Lu u shpreh se qeveria amerikane do të mbajë premtimin që i ka dhënë popullit shqiptar për të ndihmuar në luftimin e korrupsionit.

“Sa i përket SPAK dhe BKH, qeveria amerikane ka bërë premtimin para jush për trajnim, këshillim, finanncim. Këtë do ta bëjë FBI.

Ne do të këshillojmë.

Jam i bindur që kur këto institucione të jenë funksionale, në vjeshtë, kjo do të jetë ndihmë madhorë për të luftuar korrupsionin në vend.” – u shpreh ambasadori amerikan.

/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI