Flash

Deklaratë “bombë” e Berishës: Pse Ramën nuk mund ta mposhtësh dot me votë

Lapsi.al 13 September 2018
Deklaratë “bombë” e Berishës: Pse Ramën nuk mund

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një analizë të situatës politike ku ndodhet vendi. I pyetur në emisionin “Opinion” se si po e drejton Lulzim Basha opozyën shqiptare ai tha se nuk mund ta krahasosh me mënyrën se si ai e ka drejtuar Partinë Demokratike kur nuk ishte në pushtet.

“Nuk mund ta krahasoj opozitën e Bashës me opozitën time. Të pretendosh që tjetri të ketë imitimin tënd do të ishte e pandershme. A ka bërë opozitë? Padyshim që ka bërë opozitë dhe opozitë të fortë” – tha Berisha që më pas bën një deklaratë të fortë se Rama duhet rrëzuar me të gjitha mënyrat pasi me votë është e vështirë që ta mundësh.

“Unë për vete do të bëja gjithçka që Edi Rama “të kthente patkonjtë” edhe me mjete që ju mund t’i kritikoni. Cilat mjete? Në kushtet e grushtit të shtetit nuk ka asnjë justifikim. Sot Rama po qeveris në kushtet e grushtit të shtetit.

Me Ramën në pushtet opozita nuk vjen dot me votë. Armik më të egër se Edi Rama në pushtet nuk ka opozita. Ai është më keq se Ramiz Alia.

Ai duhet nxjerrë për leckash nga zyra. Si mund ta mundësh me zgjedhje? Shko bëj zgjedhje në Kiras! Shko bëj zgjedhje në Dobraç! Shko bëj zgjedhje në Vlorë!

Sot janë 4 djem nënash të grabitur. Kjo polici në bashkëpunim me kriminelët, po fsheh krimet. Janë marrë deponime të fshehta në komisariatin e Fierit sepse njërëzit kanë pasur frikë ti bëjnë në Vlorë.

Zgjedhje me këtë në pushtet nuk mund të ketë. Populli duhet të kthehet në uragan që duhet ti thotë “ik qërrohu nga zyra”. Qytetarët duhet të ngrihen me guxim. Këtu jemi në kushtet e një grushti shteti.

A do të hyjë opozita në zgjedhje me Edi Ramën? Duhet të ikë Rama. Me Ramën në qeveri nuk ka zgjedhje. Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kjo është thirrje për mosbindje civile” – e mbylli Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI