Flash

Champions/ Tottenham pa Alli e Lloris kundër Inter

Lapsi.al 13 September 2018
Champions/ Tottenham pa Alli e Lloris kundër Inter
Totenham Hotspur do të ketë probleme formacioni për ndeshjen në San Siro për Champions League. Sikur të mos mjaftonte arrestimi dhe gjoba prej 56mijë euro për drejtim të makinës në gjendje të dehur, Hugo Lloris ka pësuar një dëmtim muskular në kofshë gjatë ndeshjes së Premier League në 27 gushtin e kaluar kundër Manchester United. Një problem që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë, si ka komunikuar klubi londinez në një postim. Kampioni i botës nuk do të jetë i gatshëm për sfidën Champions kundër Inter, të martën e ardhshme në San Siro. Pochettino do ta zëvendësojë kapitenin me hollandezin Michel Vorm, që me Tottenham ka dy prezenca në Premier League (kundër Southampton vitin e kaluar dhe ndaj Ëatford këtë vit). Në të dy rastet Spurs nuk i kanë fituar ndeshjet. Vorm, ish-Utrecht, ka vetëm një prezencë në Champions League, në fitoren 3-0 kundër Apoel Nicosia në fazën e grupeve të vitit të kaluar. Shoqëria londinese ka njoftuar edhe mungesën e Dele Alli. Fundjavën e kaluar mesfushori anglez ka ndjerë një lodhje muskulare në humbjen e Anglisë në Ligën e Kombeve kundër Spanjës. "Jemi të zhgënjyer sepsé do të mungojë në ndeshjen kundër Liverpool e në Champions ndaj Inter, por nuk është një dëmtim i rëndë ", ka thënë Mauricio Pochettino në konferencë për shtyp.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI