Flash

Videofakt/ Si e detyroi BE-ja Ramën të ndryshojë 180 gradë për teatrin

Lapsi.al 12 September 2018
Videofakt/ Si e detyroi BE-ja Ramën të ndryshojë 180 gradë
Për të kuptuar më mirë kulisat se si u luajt në lojën e teatrit, mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian, është mirë të qëmtohen me kujdes jo vetëm paragrafët e letrës që dërgoi Brukseli, por edhe qëndrimet që kryeministri kishte mbajtur më parë. Në letrën që kreu i seksionit të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Michaela Matuellai dërgoi qeverisë shqiptare thuhej shprehimisht: “Komisioni mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për ta amenduar Ligjin Special me qëllimin futjen e një thirrje për tender të hapur për zbatimin e projektit të zhvillimit të Teatrit Kombëtar, ku çdo kompani private mund të aplikojë me një projekt-propozim”. Pikërisht mbi këtë temë u zhvillua edhe debate më i ashpër në Shqipëri. Madje edhe presidenta meta si një nga arsyet e rrefuzimit të ligjit përdori argumentin e mungesës së garës dhe privimit të konkurencës.

Andi Bushati: Mos u gëzoni, teatri nuk ka shpëtuar nga shembja

Ligji për Teatrin/ Pikat më të nxehta të letrës së BE

Kur të gjitha këto diheshin, kur Meta e kishte kthyer mbrapsh ligjin special, Edi Rama këmbëngulte se nuk ka nevojë për garë. Lapsi.al disponon me zë dhe figurë prononcimin e tij në emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit në 30 korrik (shiko videon poshtë) ku kryeministri këmbëngulte në dy gjëra që sot i është dashur të zbythet: Nuk ka nevojë për garë se kompania Fusha është pronar i tokës (një truk mashtrues së ai ka vetëm 250 m2 në 8 mijë metra) dhe e dyta se ligje të tilla sepsiale janë të zakonshme në vendet perendimore. Por krejt të kundërtën e atyre që thotë Rama në intervistë, pra krejt të kundërtën e një ligji nominal për një person të vetëm që duhet të fitojë konkurim predikon Brukseli që nënvizon domosdoshmërinë e “kritereve të qarta, transparente dhe jo diskriminuese për përzgjedhjen e kompanisë fituese”. Pra është e qartë se Edi Rama është tërhequr nën presionin ndërkombëtar nga ideja e tij e çmendur. Ai është zbythur nga variant i parë, zyrtarët e tij kanë shkuar janë betuar në Bruksel se do ta amendojnë ligjin dhe vetëm pas kësaj BE ka bërë publike një variant më të zbutur të qëndrimit të saj që u pa në letër. Duket qartë se letra është shkruar pasi qeveria ka pranuar kapitullimin e versionit të parë, madje Komisioni Europian ka bërë kujdes ta tregojë këtë duke nënvizuar se si ajo duhet të sillet në të ardhmen. Vetëm ky shpjegim dhe krahsimi me qëndrimet e mëparshme zbulon të vërtetën, dhe nxjerr në pah sharlatanizmin e lejfenëve të Ttipit Veliaj, që nuk kanë turp të bërtasin sukses edhe në kulmin e disfatës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI